Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gaxherri: S’kemi pse t’ia mbajmë anën asnjërit kandidat, kemi nevojë për qeveri që normalizon raportet me ShBA-në

 
   

Besa Gaxherri – anëtare e kryesisë së LDK-së thotë se për Kosovën nuk është e rëndësishme se cili nga kandidatët zgjidhet president për ShBA-në.

Sipas saj, shteti i Kosovës nuk ka nevojë të ia mbajë anën asnjë partie, por duhet që t’i mbajë raportet e mira me cilindo nga kandidatët.

Gaxherri deklaron se më e rëndësishme për Kosovën është që të udhëhiqet nga një qeveri e cila mban raporte me ShBA-në e jo t’i cenojë ato.

“Ne si Kosovë nuk kemi nevojë të mbajmë anën, ne duhet të kemi besim dhe raporte të mira me cilindo parti politike që do të fitojë atje. Për ne me rëndësi është që të kemi një qeveri të vetëdijshme jo si kjo që kemi aktualisht dhe ajo qeveri e Kosovës duhet të ketë aftësi, korrektësi dhe sinqeritet që të jetë gjithmonë në koordinim dhe të ketë bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ajo.

Ajo thotë se Qeveria Kurti ka dëmtuar rëndë raportet me ShBA-në.

“Edhe pse po presim rezultat se kush po zgjidhet president atje, për Kosovën e rëndësishme është se çfarë qeverie ka, sepse kjo Qeveri që kemi tani na ka dhënë me kuptu që kemi cenime me ShBA-në. Kjo Qeveri fatkeqësisht i ka dëmtuar shumë rëndë raportet me ShBA-në dhe ne kemi pasur fatin që kryeministër ta kemi Kurtin edhe në kohën kur presidenti ishte Trumpi dhe e ekemi pa që fatkeqësisht personalisht me Tumpin të ketë përplasje direkt”, deklaroi ajo.