Kandidati republikan për president, Donald Trump, fitoi në Karolinë të Veriut, raporton AP.
Ky është shteti i parë i papërcaktuar, ku bëhet i ditur rezultati.
Ai është fituar edhe në vitin 2020 nga kandidati republikan, por këtë vit është parë si mundësi për t’u fituar nga Harris.
Gara është tejet e ngushtë edhe në gjashtë shtete të tjera: Nevadë, Arizonë, Xhorxhia, Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani.
Tags: HarrisKarolina e VeriutTrump