Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeziu: Të koncentrohemi që SHBA-të të marrin primatin për udhëheqjen e dialgout

 
   

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se Evropa nuk bërë asnjë zgjedhje për problemin e kombit shqiptar.

”Evropa asnjëherë nuk ka zgjedhur problemin e kombit shqiptar veç e ka ndërlikuar edhe zgjidhjet kur i ka bërë i ka bërë të kqija,  kështu që ne duhet të fokusohemi te administrata amerikane për me zgjidhë problemin kombëtar tonë në Kosovë, përndryshe une nuk kam shpresë që në ardhmen e afërt do të ketë diçka të tillë”, tha Kryeziu.

Ai gjithashtu u shpreh se Kosova duhet të punojë që primatin për udhëheqjen e dialogut me Serbinë ta marrë SHBA-ja.

”Ne duhet të koncentrohemi me të gjitha forcat tona politike qeveritare dhe kombetare që SHBA të marrin primatin për udhehqejen e dialgut për me zgjidh problemin me Serbinë, përndryshe  sa për Evropën unë nuk kam shpresë që edhe për 25 vjet të zgjidhet ndonjë problem”, tha Kryeziu.