Analisti Milaim Nela ka bërë një postim të fortë në Facebook, duke shprehur mendimin e tij se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të distancohet nga të ashtuquajturit ‘klani i Rognerit’ dhe të pastrohet nga elementët me të kaluar të dyshimtë. Ai thekson se kjo parti, e cila ka personalitete me kontribut të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës, ka nevojë për vetëpastrim për të shmangur qëndrimet dhe veprimet që mund ta shndërrojnë atë në një organizatë të ngjashme me PPSH-në e kohës së Enver Hoxhës.
Në vijim, postimi i plotë i Milaim Neles:
“Partia Demokratike e Kosovës duhet që ta distancojë veten nga ‘klani i Rognerit’. Ajo është një parti që ka personalitete me kontribut në shtetndërtimin e Kosovës e në mënyrë që ta luajë rolin e saj duhet të pastrohet nga vrasësit dhe urdhëruesit e vrasësve të kohës së luftës dhe pasluftës! Ajo duhet të distancohet nga celulat e bodrumeve të Zvicrës. E ka jetike këtë vetpastrim nëse nuk do që të shndërrohet në një monstër si PPSH-ja e Enver Hoxhës.