Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Karabinierët le të bëjnë edhe sallta mbi urë”, Basha tregon pse nuk është hapur ende Ura e Ibrit

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se është e paarsyeshme që KFOR-i po vazhdon që të ruaj Urën e Ibrit.

Basha tha se kjo urë më herët është ruajtur nga organizatat terroriste dhe sipas tij, tani nuk ekziston asnjë arsyeje që ta qëndrojnë aty- pasi ura është e sigurt.

Duke iu referuar ushtrimeve ai tha se karabinierët mund të bëjnë edhe “sallta” mbi urë, por që ura është dashur të hapët, por siç tha ai Qeveria nuk mund të luftojë me KFOR-in.

“Mendoj që është e paarsyeshme edhe për ata që e ruajnë Urën e Ibrit… Ura është në mes dy anët e Mitrovicës është e sigurt, njerëzit qarkullojnë e ata e ruajnë, pra prej kujt?…Me herët është ruajtur nga organizatat terroriste, tash nuk ka më Brigada të Veriut, e tash mi vet ushtarët e KFOR-it se çfarë jeni duke bërë këtu, thonë na kanë thënë. Gjynah…në rregull është ata edhe le të bëjnë sallta mbi urë, unë nuk jam duke thënë mos me bë… Ura është siguru,por na nuk mundemi me hi me luftu me KFOR bre. Normal që do te ketë koordinim. Mirë është ju me i thirre ndërkombëtarët dhe me ju thënë se pse po bëjnë sallta mbi urë, kur ajo është e sigurt”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në muajin prill Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Qeveria e Kosovës kishte nisur përgatitjet  për hapjen e urës së Ibrit, por kjo kishte ngjallë reagime të mëdha nga vendet e BE-së dhe ShBA.

Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë.

Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”. Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.