Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla takohet me ministrin e Lituanisë, në fokus situata e sigurisë në rajon dhe Evropë

 
   

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Donika Gërvalla, u prit në një takim nga ministri i Punëve të Jashtme, Gabrielius Landsbergis.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në qendër të takimit ishin sfidat e përbashkëta të sigurisë, kërcënimet në rritje për vendet demokratike në rajon dhe Evropë si dhe bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Lituanisë.

“Të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në Evropë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’iu bërë ballë sfidave të sigurisë”.

“Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe aspiratave të saj për integrim euroatlantik”.

” Ajo vuri gjithashtu në pah mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën dhe paraqiti progresin e Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit dhe rritjen ekonomike, fusha ku Kosova qëndron shembull në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.