Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takoi kryetaren e Parlamentit Evropian, bisedojnë për avancimi i Kosovës drejt integrimit evropian

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat në këtë rrugë.

“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në një postim në platformën X, ka bërë të ditur për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane… Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar, pos tjerash, Metsola në platformën “X”.