Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kthimi nga Haga – Buja për Thaçin e të tjerët: Jam mësuar të…

 
   

Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dhe ish-kreu i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është deklaruar pas kthimit nga Haga dhe lirimit të tij nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Hagës.

Buja në emisionin “InfoNata” ka thënë se dëshmia e tij në Hagë është pritur mirë nga bashkëluftëtarët e tij si nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët kosovarë – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi –  si dhe nga ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

“Është prit mirë dëshmia ime në Hagë nga bashkëluftëtarët e mi dhe sidomos është prit me respekt të madh për vendimin që është marrë. Është rasti i parë i ndërprerjes së hetimeve dhe mosndjekjes së eprorit të lartë të UÇK-së dhe komandantit të zonës që sigurisht është beteja e parë e fituar në drejtim të përfundimit të luftës juridike për luftën tonë çlirimtare”, deklaroi ai.

Buja është shprehur optimist se tashmë ndërprerjet e hetimeve dhe ngritjeve të aktakuzave do të jenë bazë e mirë edhe për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Unë besoj që është fillimi i fundit të luftës sonë juridike për pastërtinë e luftës dhe besoj shumë që kjo do të jetë një fillim i mbarë dhe bashkëluftëtarët e mi, që po hetohen do të vazhdojë që të iu ndërpriten mundësia për t’u ngritur aktakuza dhe kjo  do të jetë një bazë e mirë edhe për mbrojtjen e katër ish-krerëve që po gjykohen atje, sepse unë isha pjesë e aktakuzës së tyre edhe besoj që kjo do të ndikojë shumë dhe do të vërtetohet që lufta jonë çlirimtare ka pasur synime të qarta për çlirimin e vendit”, tha ai.

Ai në “InfoNata” tregoi ndjesitë e para se si është pritur në vendlindje pas kthimit nga Haga.

“Ishte ndjesi e vështirë, sepse unë isha mësuar gjithmonë me ata bashkëluftëtarë të takohem dhe të përqafohem me ta – kjo mundësi nuk ishte aty. Ndjesia se po i lënë mbrapa dhe po i lënë në një ambient të mbyllur siç është burgu… me u kthy në familjen time. E di shumë mirë se edhe familjarët i presin pa durim, po ashtu i pret e gjithë Kosova, sepse kanë qenë simbolet e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, deklaroi ai.

Prokuroria Speciale në Hagë ka nxjerr vendim për mbyllje të hetimeve kundër ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja.

Ky vendim vije pas gati pesë vitesh hetime.

Buja ditët e fundit është shfaqë edhe në seanca publike ku është marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit.