Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Luftëtarët e lirisë e dinë më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së OVL-UÇK në Deçan dhe në Pejë. 

Haradinaj ka thënë se ata që ishin pjesë e luftës çlirimtare, mbeten shembull i sakrificës supreme për lirinë e Kosovës.

“Sot u takova me bashkëluftëtarët e mi në kuvendet zgjedhore të Organizatës së Veteranëve në Pejë dhe Deçan. Këta burra e gra të pathyeshme, me të cilët ndava momentet më të rëndësishme gjatë Luftës Çlirimtare, mbeten shembull i sakrificës supreme për lirinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, zhvillimi ekonomik dhe siguria ndodhin vetëm me anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO.

Bashkë me veteranët diskutuam për të ardhmen e vendit tonë dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të qeverisë aktuale. Kosova ka nevojë për një vizion të qartë dhe të guximshëm – anëtarësimin direkt në NATO, i cili do të garantojë sigurinë tonë kombëtare dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se luftëtarët e lirisë më mirë se kushdo tjetër e dinë rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Luftëtarët e lirisë, e dinë më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e vizionit tonë. Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional nuk është thjesht një aspiratë, por domosdoshmëri strategjike për të ardhmen. Është koha për një qeverisje që e kupton këtë prioritet dhe di ta çojë vendin përpara”, ka përfunduar Haradinaj.