Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli, avokati nuk jep detaje

 
   

Ka përfunduar intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Prokurorinë Speciale.

Para mediave ka folur shkurt avokati i saj në këtë rast, Artan Qerkini i cili nuk ka treguar arsyen e marrjes në pyetje duke thënë se “çdo publikim paraqet vepër penale”.

Rizvanolli u intervistua në cilësinë e dëshmitares.

Qerkini: Për shkaqe te hetimeve, detajet nuk duhet bërë publike

“Ministrja Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve detajet e hetimeve nuk duhet bërë publike ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë”, ka thënë Qerkini.