Profesori Binak Maxharraj ka komentuar punën e atyre luftëtarëve të cilët aktialisht janë në politikë, madje edhe kanë pozita të larta politike.
Ai si shembull përmend rastin e gjeneralit kroat të cilit i ofruan poste politike në Kroaci, ai i refuzoi, se një gjeneral i luftës është hero dhe idealist, kurse si politikan nuk je i të gjithëve.
Kurse, Maxharraj thotë se gjenerlaët tanë u sollën shumë keq, saqë u kyçën në politike dhe morën pozita të larta
Postimi i plotë:
Gjenerali kroat Ante Gotovina
Kur Gjeneralit kroat Ante Gotovinës, disa subjekte politike i ofruan pozita në parti, ai nuk pranojë dhe tha: “Si Gjeneral i luftës jam hero dhe idealist, i përkas të gjithë popullit liridashës Kroat, si politikan nuk mund ti përkas të gjithëve dhe përfundojë një palaqo i zhytur me premtime të rreme duke zhgënjyer edhe varret e plagët e dëshmorëve dhe shokëve.
Më mirë një hero lufte, se sa një deputet a ministër por edhe president e kryeministër zuzar…”
Ante Gotovina.
Dhe gjeneralët tanë…?!
Gjeneralet tone u sollën tmeresusht keq: u turrën drejtë në politik, formuan parti më ç’rast brenda një kohe te shkurter u bënë milionera duke e vjedhë dhe plaqkitë shtetin.Si primare e kishin hajnin e jo ndrërtimin e shtetit.
Amerika ishte e shqetesuar, e dergoi ne Kosovë diplomtin Gjems Rubinin për tu a terheq vërejtjen, ju tha largohuni nga politika sa ju ka mbetë edhe pak lavdi se dikur nuk do ta keni as lavdinë e as krenarinë e luftës.
Nuk e dëgjuan sepse sipas tyre ende nuk kishin vjedhë sa duhet dhe fundi u erdhi dihet se di përfunduan.