Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-koloneli i FSK-së: Pjesëtarët e Ushtrisë mos të detyrohen të punojnë në ndërtimtari, të mirren masa nga shteti

 
   

Hysen Gecaj, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se pjesëtarët e FSK nuk duhet të detyrohen të punojnë në ndërtimtari.

“Pjesëtarët e FSK-së me ligj e kanë të lejuar që pas pensionimit të punojnë në një punë tjetër, mirë po kjo nuk nënkupton se ata mund të punojnë çfarë do pune, por një punë të dinjitetshme. Qeveria duhet marr masa që mos të vijmë në situata të tilla. Pjesëtarët nuk duhet të detyrohet të punoj këso pune”, ka deklaruar Gecaj.

Gecaj vlerëson se pagat aktuale të pjesëtarëve të FSK-së, nuk janë të mjaftueshme.

Ai thotë se shteti duhet t’i garantoj ushtarëve një punë tjetër, që t’i sigurojnë familjeve mirëqenien.

“Ajo pagë që dikur ka qenë e dinjitetshme, tani nuk është e mjaftueshme sepse ka krizë ekonomike. Pjesëtari i FSK-së ka një obligim tjetër nga qytetari dhe shteti duhet t’ua garantoj një punë tjetër, të mos mendoj pjesëtari i FSK-së për familjen se në çfarë kushte i ka lënë familjen, por që ajo pagë të ia siguroj familjes mirëqenien”, u shpreh Gecaj.

Qeveria e Kosovës, më 1 shkurt të 2023-tes pati caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik në 105 euro.

Sipas vlerës së koeficientit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për 19 pozitat sa janë gjithsej, shtatë prej tyre do të paguhen më shumë se 1 mijë euro, ndërsa 12 pozita të tjera do të jenë nën 1 mijë euro.

Paga më e lartë në FSK është akltualisht e komandantit të saj, e cila arrinë në 1,650 euro e ka koeficientin 15. Gjeneral-lejtënanti  e pagën mujore rreth 1600 euro.

Ndërsa gjeneralmajori të paguhet 1540 euro, etj.