Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Republikanët e Senatit e zgjedhin John Thunen si lider të ri

Republikanët e Senatit amerikane e kanë emëruar John Thunen për ta udhëhequr këtë institucion vitin e ardhshëm, duke e zgjedhur një njeri që e njeh shumë mirë institucionin dhe duke i luftuar trysnitë nga mbështetësit e Donald Trumpit për ta zgjedhur një person besnik ndaj presidentit të zgjedhur.

Emërimi i senatorit të Dakotës së Jugut është shenjë që Senati mund ta ruajë njëfarë pavarësie nga Trumpi vitin e ardhshëm, kur republikanët do t’i kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit.

Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Republikanët do t’i kenë të paktën 52 vende në Senatin me 100 ulëse dhe pritet ta kenë një shumicë të ngushtë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas parashikimeve të mërkurën.

Në një konferencë për shtyp, Thune tha se do të synojë t’i konfirmojë shpejt të nominuarit e Trumpit dhe të punojë për ta ndihmuar atë t’i ultë shpenzimet dhe ta forcojë sigurinë në kufi.

“Mezi presim ta rimarrim shumicën dhe të fillojmë të punojmë me kolegët tanë në Dhomën e Përfaqësuesve për ta realizuar agjendën e presidentit Trump”, tha ai.

Republikanët e Senatit amerikane e kanë emëruar John Thunen për ta udhëhequr këtë institucion vitin e ardhshëm, duke e zgjedhur një njeri që e njeh shumë mirë institucionin dhe duke i luftuar trysnitë nga mbështetësit e Donald Trumpit për ta zgjedhur një person besnik ndaj presidentit të zgjedhur.

Emërimi i senatorit të Dakotës së Jugut është shenjë që Senati mund ta ruajë njëfarë pavarësie nga Trumpi vitin e ardhshëm, kur republikanët do t’i kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit, shkruan REL.

Tags: