Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Pse nuk duhet ta teproni me konsumimin e qumështit, studiuesit paralajmërojnë një rrezik

Konsumimi i qumështit mund të rrisë rrezikun e një ataku në zemër, sugjeron një studim i ri.

Studimi i kryer nga ekspertët në Universitetin Uppsala në Suedi zbuloi se konsumimi i 400 ml (1.5 gota) qumësht çdo ditë, lidhej me një rrezik pesë për qind më të lartë të sëmundjes koronare të zemrës, shkruan Express.co.uk.

Sipas shkencëtarëve, përmbajtja e lartë e laktozës në qumështin e lopës mund të shkaktojë inflamacion të dëmshëm dhe dëmtim qelizor, duke përshpejtuar plakjen e zemrës.

Studimi u krye në 101,000 njerëz për të kuptuar ndikimin e qumështit tek çdo person.

U zbulua se rreziku më së shumti ndikoi tek gratë dhe burrat nuk duket se vuajnë të njëjtin efekt.

Sulmi në zemër është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjeve në Britani me rreth 2.3 milionë njerëz që vuajnë prej tij.

Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit pinë mesatarisht 1.2 litra qumësht në javë – ose afërsisht 171 ml në ditë – që është më pak se sasitë që lidhen me rritjen e rrezikut në studim, raporton Telegrafi.

Ky studim sugjeron se konsumi më i lartë i qumështit mund të lidhet me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës tek gratë.

Në mënyrë specifike zbuloi se gratë që pinin 600 ml qumësht në ditë kishin një rrezik 12 për qind më të lartë të problemeve të lidhura me zemrën. Për ata që pinë 800 ml në ditë, rreziku u rrit në 21 për qind.

Megjithatë, modelet e konsumit të qumështit mund të ndryshojnë shumë në varësi të zakoneve individuale.