Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raportet Kurti-Rama, deklarohet ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

 
   

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim ndërshtetëror ndërmjet kryeministrave, për çështje të veçanta.

Ai tha se komunikimi ekziston, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, ndërsa ka kërkuar bashkërendim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk është një çështje personash, është një çështje shtetërore, dhe do të thosha përderisa ka një komunikim ndërshtetëror ndërmjet kryeministrave, për çështje të veçanta, unë mendoj që komunikimi ekziston, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë”.

“Nuk është e thënë që ata duhet të dalin në media për çdo gjë. Unë ju siguroj që unë jam njëri nga personat që e kryej këtë komunikim në raste emergjente kur është e nevojshme”, tha Malaj për RTK-në.

“Di të them se dy kryeministrat janë takuar në Tiranë, janë takuar në takime të ndryshme ndërkombëtare, kanë komunikuar, duke trajtuar shqetësimet e përbashkëta. Gjithçka është në atë nivel që për mua nuk përben asnjë shqetësim”.