Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Emërimet e Trumpit thjeshtë fantastike, vjen thirrja e “fortë” për Qeverinë Kurti: Ja si mund të depërtoni te presidenti amerikan!

 
   

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Mentor Llugaliu, ka thënë se deri tani emërimet e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, janë në përputhje të plotë me interesat e shqiptarëve.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të afrohet me Administratën Trump, pasi sipas tij, kurrë më lehtë nuk ka qenë shtyrja e interesave të Kosovës se me këtë administrate, përcjell Bota sot.

Sipas Llugaliut, Qeveria duhet të depërtojë te Trumpi përmes lobistëve shqiptaro-amerikanë.

Reagimi i Llugaliut në Facebook:

Deri në këtë moment emërimet e Presidentit Trump janë fantastike dhe në përputhje të plotë me interesat e shqiptarëve.

Me emërimin e John Ratcliffe drejtor të CIA-s dhe të Marco Rubios Sekretar të Jashtëm, Presidenti Trump po i demanton të gjithë injorantët dhe frikacakët nga trevat shqiptare, të cilët gabimisht u rreshtuan me humbësit dhe politikanët impotentë në Amerikë.

Tash qeveritë shqiptare, sidomos Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrijë duarkryq, e as ta luajë “tharmin e majtizmit në botë”, po të gjejë kanale e të afrohet me Administratën Trump sepse kurrë ma lehtë nuk u kanë me i shty interesat tona se me këtë administratë.

Marco Rubion me pak investime e bën totalisht për vete, John Ratcliffe Loçken veç e kemi pro neve. Krejt çka duhet është me depërtu te Trumpi përmes lobistëve shqiptaro-amerikanë.

Nëse se dini kon që po ua gjej një, e ka emrin Luan Bukolla, patriot dhe ka lidhje fantastike me njerëzit e afërt me Trump.

Nuk bon me u vonu asnjë sekondë. Ma mirë me i dhanë do pare për lobim e me siguru e betonu shtetësinë e Kosovës se qato pare me na i hongër nukedinat dhe dostat e tij e të ngjashëm.

MAAGA – Make American-Albanians Great Again!