Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për dy porositë e Krasniqit, përgjigjet Pajaziti: PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, pse atëherë…

 
   

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ditë më parë ka komentuar takimin me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosovës, i cili shtroi dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht, e të cilat nuk janë fare në agjendë. Ajo e UÇK-së , dhe Gjuhës, transmeton Zhurnal.mk

Analisti i njohur dhe botues i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti rikujton Krasniqin se PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, përse atëherë nuk u ngritën zërin? Harruan edhe Hetimin ndërkombëtar.

“Maqedonisë t’i kërkohet llogari për veteranët e UÇK-së dhe gjuhën shqipe, paska thënë Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së para mbajtjes së mbledhjes së nesërme të Qeverive të Kosovës dhe RMV-së.

E pse si paska kërku llogari edhe për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, ku përmes një skenari shërbimesh u futën në kurth luftëtarët më të njohur të UÇK-së, sidomos të Kosovës. Pikërisht në kohën kur PDK ishte pjesë e pushtetit dhe atëherë as që u ngrit zëri dhe u harrua hetimi ndërkombëtar!”, ka shkruar Pajaziti.