Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia reagon pas raportimeve se Biden i dha leje Ukrainës të përdorë armët amerikane brenda Rusisë

Ligjvënësit e lartë rusë kanë bërë të ditur se vendimi i Uashingtonit për të lejuar Kievin që të godasë brenda në thellësi të Rusisë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, përshkallëzon konfliktin në Ukrainë dhe mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin zbuluan ndryshimin e rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi, ditën e sotme.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Perëndimi ka vendosur për një nivel të tillë përshkallëzimi që mund të përfundojë me Ukrainën komplet në rrënoja deri në mëngjes”, tha Andrei Klishas, një anëtar i lartë i Këshillit të Federatës, dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse, tha se përgjigja e Moskës do të jetë e menjëhershme.

“Ky është një hap shumë i madh drejt fillimit të Luftës së Tretë Botërore,” citoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS të thoshte Dzhabarov.

Presidenti Vladimir Putin tha në shtator se Perëndimi do të luftonte drejtpërdrejt me Rusinë nëse e lejon Ukrainën të godasë territorin rus me raketa me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor, një veprim që ai tha se do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit.

Rusia do të detyrohej të merrte ato që Putini i quajti “vendime të përshtatshme” bazuar në kërcënimet e reja.