Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Baerbock: Vendimi i SHBA-së për me armë rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Administrata e presidenti Joe Biden e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.

“Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i rëndësishëm në këtë kohë”, tha Baerbock në Bruksel para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së.

The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime, shkruan REL.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.

“Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.

Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.

ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra.

Tags: