Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku-Qeverisë: Ndryshimi po vjen, do t’i ktheni cent më cent

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar “korrupsionin e Qeverisë në grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat shtetërore e kontratat një burimore”.

Abdixhiku ka thënë se ndryshimi po vjen.

Përderisa për ata që mashtrojnë e keqpërdorin, nuk ka shpëtim.

‘’Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim’’, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në tubim, në Prizren.