Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

 
   

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të bëjë Asociacion të komunave serbe të Kosovës, pasi sipas tij kjo nuk është kompetencë e ekzekutivit.

Ai thotë se me ligjin e Kosovës u takon vet komunave ta bëjnë asociacionin nëse dëshirojnë.

“Unë nuk mund të bëjë asociacion të komunave në Republikë. I takon komunave ta bëjnë asociacionin. E kemi lirinë e asocimit në Kushtetutë, por edhe Ligjin për vetëqeverisje lokale. Aty thuhet shumë qartë në dy nene se si bëhet asocimi i komunave. Asocimi që imponohet nga lartë është diktat nuk është asocim”, ka deklaruar Kurti në një intervistë në televizionin Alsat M.

Kurti tha se Serbia flet për marrëveshjet e vjetra që janë bërë nga paraardhësit e tij, derisa nuk zbaton marrëveshjen e fundit për normalizim.

“Ne kemi një marrëveshje në Bruksel. Marrëveshja është bazike për njohje reciproke, së paku de facto dhe ajo duhet të zbatohet. Por Serbia flet për marrëveshjet e vjetra që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Unë nuk i mohoj marrëveshjet që i kanë bërë paraardhësit e mijë, por jo që ato të vendosen si qerrja para kalit”.

Kryeministri thotë se nuk është marrëveshja bazikë tryezë suedeze ku Serbia mund të marrë çfarë dëshiron e të hudhësh të tjerat.