Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e një qytetari nga Medvegja për kthimin e adresës.
Lutfiu ka thënë se më këtë dhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizmin e adresave.
“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave. Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, ka shkruar ai në Facebook.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë ankuar për diskriminim që po u bëhet nga Serbia dhe pasivizmin e adresave të tyre.
Ata kanë mbajtur tri protesta kundër këtyre padrejtësive.
Tags: Gjykata KushtetueseMedvegjëpasivizimi i adresave