Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK bojkoton adresimin vjetor të presidentes Osmani

 
   

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe këtë vit e ka bojkotuar adresimin vjetor të presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi për medie i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

Në seancën ku Presidentja Osmani e mbajti fjalimin e saj nuk janë prezent as Partia Demokratike e Kosovës.

Edhe në adresimin e vitit të kaluar partitë opozitare, PDK dhe AAK patën bojkotuar adresimin vjetor të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.