Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haki Abazi për fjalimin e Presidentes: I domosdoshëm por i vonuar, Kurti e keqpërdori Osmanin…

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës para deputetëve të vendit.

E para shtetit, si asnjëherë më parë, me këtë fjalim ka bërë disa deklarata, që kanë filluar të komentohen nga partitë politike, por edhe nga analistët e shoqëria civile.

Me fjalimin e saj, Presidentja Osmani, ka dhënë kritika dhe goditje edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës, veçmas për raportet e Qeverisë me aleatët e shtetit të Kosovës.

Megjithatë, deklaratat e tilla po shihen si të vonshme dhe Presidentja Osmani, po konsiderohet si udhëheqëse që duhet merr përgjegjësi për këto katër vite, pasi që heshtja e saj deri më tani, nuk mund të justifikohet nga të ‘’bëmat’’ e pushtetit aktual.

Lidhur me fjalimin e Presidentës, Osmani ka folur deputeti i pavarur, Haki Abazi.

Abazi për fjalimin e Presidentes: I domosdoshëm por i vonuar, Kurti e keqpërdori Osmanin dhe tash mbeti vetëm si një palaço dhe një rrenc i politikës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka konsideruar si të domosdoshëm por të vonuar pozicionin e Presidentës Vjosa Osmani.

‘’Kjo gjë është e ditur me muaj dhe mendoj se është i vonuar caktimi i pozicionit por i domosdoshëm për demokracinë në Kosovë’’ thotë Abazi.

Deputeti Abazi, thotë se kryeministri Kurti ka keqpërdorur Presidenten Osmani në zgjedhjet e fundit sepse ka pasur frikë nga konkurrenca.

‘’Kurti e ka keqpërdorur përkrahjen e Osmanit në zgjedhjet e fundit dhe nga frika për konkurrenca politike, ai ka vepruar me Osmanin, njëjti sikurse ka vepruar edhe me gjithë bashkëpunëtoret e tij dhe qartazi po mbetët i vetmuar’’ thotë ai.

Deputeti Abazi ka dhënë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Kurti, duke e quajtur përçarës, palaço dhe rrenc të politikës së Kosovës.

‘’Kurti është përçarësi me i madhi i shqiptarëve. Kurti tashmë është veçse i dëmtuar nga largimi i më shumë se 6 deputetëve nga mazhoranca dhe qartësia e qytetarëve të Kosovës, që kemi të bëjmë me një palaço dhe rrenc të politikës së Kosovës.’’ u shpreh ai.