Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Në tri ditë të luftimeve të ashpra mes banorëve të sekteve të ndryshme në veriperëndim të Pakistanit, janë vrarë të paktën 82 njerëz dhe janë plagosur 156 të tjerë, ka thënë një zyrtar lokal të dielën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Pakistani është shtet me shumicë të myslimanëve sunitë, mirëpo rajoni Kurram – afër kufirit me Afganistanin – ka popullsi të madhe shiite dhe komunitetet atje janë përleshur me dekada.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Vala e madhe e përleshjeve ka nisur të enjten kur janë sulmuar dy konvoje me myslimanë shiitë, ndonëse kanë qenë nën përcjelljen e policisë.

Atë ditë janë vrarë 43 persona dhe kanë nisur të shtënat me armë zjarri.

“Përleshjet e 21, 22 dhe 23 nëntorit kanë rezultuar me 82 të vrarë dhe 156 të plagosur”, ka thënë një zyrtar lokal, duke folur në kushte anonimiteti.

“Në mesin e të vrarëve janë 16 sunitë, ndërsa 66 tjerë janë të komuniteti shiit”, ka thënë ai.

Rreth 300 familje është thënë të jenë shpërngulur këto ditë, si pasojë e luftimeve të ashpra.

Policia ka pasur gjithmonë vështirësi që të ndalë dhunën në rajonin Kurram, shkruan REL.

Një delegacion i Qeverisë të provincës ka zhvilluar bisedime me komunitetin shiit të shtunën dhe pritet të diskutojnë me palën tjetër të dielën, me qëllim të arritjes së një armëpushimi.

Tags: