Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

 
   

Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

‘’Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025’’, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.