Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani janë pajtuar për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur.

Marrëveshja e armëpushimit e miratuar nga kabineti izraelit për t’i dhënë fund luftës në Liban të martën do të krijojë kushte për të rivendosur një “qetësi të qëndrueshme”, thanë ShBA-ja dhe Franca në një deklaratë të përbashkët, raporton BBC.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Njoftimi i sotëm do të ndërpresë luftimet në Liban dhe do ta sigurojë Izraelin nga kërcënimi i Hezbollahut dhe nga organizatat tjera terroriste që veprojnë nga Libani. Ky njoftim do të krijojë kushtet për të rivendosur qetësinë e qëndrueshme dhe do t’i lejojë banorët në të dy vendet të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në të dy anët e Linjës Blu”, shtohet deklarata, duke iu referuar kufirit de facto midis Libanit dhe Izraelit.

Të dy vendet thanë se do të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes. Ata thanë gjithashtu se do të udhëheqin dhe mbështesin “përpjekjet ndërkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Libaneze” dhe “zhvillimin ekonomik në të gjithë Libanin për të çuar përpara stabilitetin dhe prosperitetin”.

Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me Hezbollahun.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga ora 04:00 nesër me orën lokale.