Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohet sondazhi befasues: Kush e fiton garën e 9 shkurtit?

 
   

Emisioni “Pa Protokoll” nga mbrëmë ka filluar transmetimin në një dimension më ndryshe se çfarë jemi mësuar ta shohim.

Sipas sondazheve të realizuara nga thirrjet dhe mesazhet e qytetarëve, “Pa Protokoll” ka publikuar rezultatet e mundshme të partive politike në zgjedhjet e shkurtit.

“VV del me 33.50%, PDK me 41.50%, LDK me 23.50%, AAK me 1.00% dhe Lista për Familjen me 0.50%”, thuhet në sondazhet e realizuara në emisionin “Adresa e Ankesave”.

Megjithatë, një sërë sondazhesh të tjera janë shpërfaqur gjatë emisionit, ndërsa në qendër kanë qenë thirrjet dhe mesazhet e qytetarëve në emisione të Kanal 10 përgjatë periudhave të ndryshme kohore.

Ndryshe, “Pa Protokoll” do të jetë para ekranit të shikuesve tri herë në javë deri në 9 shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të dihet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve qendrore.