Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Përse pasaportat duken pak a shumë të njëjta

Çfarëdo pasaporte të keni, do të jetë e kaltër, e kuq apo e zezë. Edhe pse ekzistojnë disa “rregulla universale”, të cilat kanë të bëjnë me dukjen e pasaportës, të gjitha shtetet ndjekin norma të caktuara me rastin e dizajnit të këtij dokumenti

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (The International Civil Aviatiation Organization – ICAO), e cila definon parimet themelore të komunikacionit ajror, rekomandon që shtetet të përdorin dukjen e njëjtë, madhësinë dhe fontet me rastin e punimit të dokumenteve zyrtare, siç është pasaporta.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Dorën në zemër, ekzistojnë disa karakteristika të obligueshme, të cilat këto dokumente personale ndërkombëtare patjetër duhet t’i plotësojnë, transmeton Telegrafi.

Pasaportat duhet patjetër të jenë të punuara nga materiali i cili nuk thyhet, në mënyrë që të pengojnë krijimin e rrudhave.

Gjithashtu, patjetër duhet të jenë të punuara në atë mënyrë që mund të durojnë leximin në temperatura midis – 10 dhe 50 gradë Celsius, si edhe lagështinë relative të ajrit midis 5 dhe 95 për qind, por që nuk do të lërë gjurmë në dokument.

Mirëpo, edhe pse ekzistojnë rekomandimet e këtij lloji, ngjyra e kapakëve nuk është përcaktuar në mënyrë të ngjashme. Megjithatë, ngjyrat nuk janë të zgjedhura kuturu.

Shumica e shteteve përdorin ngjyrat e thjeshta, nuanca të errëta, të kuqe, të kaltra dhe të gjelbra apo të zezë. Përse?

E po, ngjyrat e errëta janë “më zyrtare”, ndërkaq në to më pak vërehen edhe ndotja, edhe grisjet, gjë që nuk është e parëndësishme nëse merret parasysh që fjala është për dokument të rëndësishëm.

Zakonisht ngjyra e pasaportës zgjidhet ajo e cila në njëfarë mënyre shpreh kulturën, religjionin apo rregullimin politik të shtetit të caktuar për të cilin është fjala.

Shtetet islamike shpesh kanë pasaporta të gjelbra, sepse kjo ngjyrë është e rëndësishme në religjionin e tyre.

Shtetet anëtare të Unionit Evropian, si edhe ato të cilat dëshirojnë që t’i bashkohen Unionit, kryesisht kanë pasaporta të kuqe në të errët apo bordo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës caktojnë rregulla vetjake në shumë gjëra, pra edhe kur është fjala për pasaportën. Qytetarët amerikanë nga viti 1976 kanë pasaporta me kore ngjyrë kaltër të errët, nuancë e cila i përgjigjet ngjyrës së flamurit të këtij shteti.

Shtetasit e shumë shteteve nga rajoni i Karaibeve dhe Amerika Jugore, duke përfshirë edhe Brazilin, Argjentinën dhe Uruguain, gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të kaltër.

Organizatat më të vogla gjithashtu kanë pasaporta vetjake.

Interpoli jep pasaporta ngjyrë të zezë, ndërsa pasaportat e Kombeve të Bashkuara janë të njohura për ngjyrë të kaltër të shndritshme, të njëjtë me atë në të cilën përpunohen helmetat për pjesëtarët e misioneve paqësore të kësaj organizate në gjithë botën.