Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja

 
   

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit, ai ia ka besuar Bedri Hamzës edhe udhëheqësin e listës së deputetëve, listë kjo që sipas Krasniqit, do të jetë më përfaqësuesja në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

“Unë  e kam thënë edhe ditën kur e kam prezantuar vendimin dhe kandidimin e zotëri Hamzës në mars të këtij viti, që zotëri Hamzës ia besoj udhëheqjen e shtetit, normalisht që ia kam besuar edhe udhëheqjen e listës së PDK-së dhe ai do të jetë numri 1 në listë dhe po e përsërisë, unë do të jem menjëherë pas tij, siç thuhet me ja mbajt shpinën, do të jem numër 2 dhe do të jemi pastaj të gjithë deri në 110, në një listë të cilën e them sot që do të jetë në bindjen time, lista më përfaqësuese, lista me njerëz të zgjedhur të të gjitha kategorive. Jemi në proces të finalizimit.

Tashmë kam marrë propozimet pas shumë diskutimeve edhe nga degët e PDK-së në Kosovë, nga ato në mërgatë, por po ashtu do të ketë edhe siç jemi mësuar t’i themi, prurje të reja, njerëz të vullnetit të mirë, të cilët do t’na bashkohen.

Disa i kemi publikuar e disa do të publikohen deri me datën 11 kur edhe është afati ligjor për dorëzimin listave zgjedhore. Kështu që po, siç thatë, unë do ta kem rolin tim si deputet  ku edhe tash jam deputet në Kuvendin e Kosovës. Aty tashmë e kam bërë një jetëgjatësi prej vitit 2007 kur jam zgjedhur për herë të parë”, tha Krasniqi.