Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Grenell ka thënë se SHBA është mirënjohëse për miqësinë e përjetshme në mes të dy kombeve.
Gjithashtu ai ka falënderuar shqiptaro-amerikanët e Michiganit që kanë votuar për Trumpin dhe kanë ndihmuar në fitoren e tij në këtë shtet.
“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona.
Dhe një falenderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trump dhe ndihmoi në fitimin e këtij shteti për MAGA-n”, ka shkruar Grenell.