Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Osmani në Prekaz: Do ta mbrojmë çdo cep të Kosovës

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se liria dhe pavarësia e Kosovës do të mbrohen në mënyrë të pakompromis. Ajo foli pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot në ditën e festës së 28 Nëntorit.

Ajo tha se 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar.

Ajo përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E para e vendit nënvizoi se u betua sërish para varreve të familjes Jashari se do të mbrojnë çdo cep të Kosovës si dhe lirinë e pavarësinë e vendit.

“Kjo festë është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qendrës së historike. Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara”, tha ajo.