Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi në Ibër Lepenc, Italia: Dënojmë këtë sulm të neveritshëm, mbështesim Kosovën në përpjekjet për hetime

 
   

Italia ka dënuar shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ambasada italiane thekson se qëndrojnë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm.

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase.

Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm”, thuhet në reagim.