Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani pas rastit të mbrëmshëm të sulmit në Zubin Potok.
Begaj ka dënuar aktet terroriste, të cilët sipas tij synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.
Derisa, Begaj ka thënë se mbështet fuqishëm përpjepket e Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin dhe ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist./teve1.info/
“Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, ka shkruar Begaj./teve1.info/