Në lidhje me sulmin në Zubin Potok përmes një postimi në Facebook ka shkruar aktivisti Rron Gjinovci.
Ai thotë se një e mirë nga ky sulm terrorist është që nuk duhet të lejohet Asociacioni asesi të krijohet, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nji e mirë nga ky sulm terrorist: e kuptum besoj të gjithë pa përjashtim, sa me randësi për Kosovën është veriu që disa e “jepshin” me lehtësi. Sa me randësi është moslejimi i Asociacionit që disa thojshin “le të krijohet se po na e lypin ndërkombëtarët“.
Kujtojmë që autoritetet e Kosovës i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë të shtunën në lidhje me një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës.