Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet tona

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi homologun e saj kinez, se mbështetja e Pekinit për Rusinë ka “ndikim” në lidhjet mes dy shteteve, tha zyra e saj.

Kryediplomatja gjermane u takua në Pekin me homologun e saj, Wang Yi, për “dialog strategjik”, teksa Berlini po kërkon të ndërtojë lidhje më të mira me Pekinin dhe të angazhohet me këtë shtet për të tejkaluar dallimet kryesore.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Baerbock i tha Wangut se “rritja e mbështetjes kineze për luftën e Rusisë kundër Ukrainës ka ndikim në raportet tona”, sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

“Interesat thelbësore të sigurisë gjermane dhe evropiane janë prekur”, tha ajo.

Kina e paraqet veten si palë neutrale sa i përket luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Pekini ka thënë se nuk i dërgon asnjërës palë ndihmë vdekjeprurëse, për dallim nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë.

Por, Kina mbetet një aleate e ngushtë politike dhe ekonomike e Rusisë dhe anëtarët e NATO-s e kanë cilësuar atë si “ndihmëse të rëndësishme” të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë që Pekini kurrë nuk e ka dënuar./rel