Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq thotë se shefja e BE-së i kërkoi zgjidhjen e rastit Banjska

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Bruksel përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Vuçiq ka thënë se nga shefja e re e BE-së i është kërkuar zgjidhja e rastit të sulmit terrorist në Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

“Një bisedë e hapur dhe e vështirë me Kaja Kallas. Folëm për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.

Kallas pritet të ketë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

 

Tags: