Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koreja e Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme ushtarake

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake.

Yoon Suk Yeol tha të martën se do të rindërtojë një vend të lirë dhe demokratik përmes ligjit ushtarak, raporton AlJazeera.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Për të mbrojtur një Kore të Jugut liberale nga kërcënimet e paraqitura nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror… Unë deklaroj ligjin e emergjencës ushtarake,” tha Yoon në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.

“Kjo është një masë e pashmangshme për të garantuar lirinë dhe sigurinë e njerëzve dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e kombit kundër trazirave të nxitura nga këta elementë subversivë, antishtetëror.

Partia Demokratike e opozitës liberale thuhet se ka bërë thirrje për një takim urgjent pas njoftimit të Yoon.