Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bisedimet, Banjska dhe sanksionet ndaj Rusisë, Tahiri flet për kushtet që Kallas ia vendosi Serbisë

 
   

Gazetari Besnik Tahiri është shprehur se përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas ia ka vendosur tri kushte Serbisë.

Sipas tij, kushti i parë ka të bëjë me kthimin në tavolinën e bisedimeve, i dyti me procedimin e rastit n Banjskë dhe i treti me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ishte mjaftë e rëndësishme që zonja që është shefe e diplomacisë evropiane e quajti si akt terrorist dhe tha se e mori premtimin në këtë rast prej Vuçiqit që do të hetohet rasti dhe njerëzit që janë përgjegjës do të sjellen para drejtësisë”.

“Është shumë e rëndësishme që derisa të gjenden faktet për Varagën, Kallas ia ka vendosur në tavolinë tri kushte Serbisë, që është mjaft e rëndësishme për Kosovën edhe për procesin përpara, të pajtimit të dy shteteve, për shkak se i thotë që me patjetër duhet t’i kthehesh tavolinës së bisedimeve, me Kurtin në këtë rast, për shkak se ai është akoma kryeministër, nuk e dijmë se kush do të jetë pas 9 shkurtit. Duhet të procesohet menjëherë rasti i Banjskës dhe duhet t’i vendosen menjëherë sanksione Rusisë”, u shpreh tutje Tahiri.