Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis protesta e SBASHK’ut, kërkojnë rritje pagash dhe nënshkrimin e kontratës kolektive

 
   

Ka nisur protesta e SBASHK’ut me kërkesën për rritje pagash për mësimdhënësit dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

“Ministre, duke qenë kundër kontratës kolektive, ti je kundër punëtorëve të arsimit”, thuhet në një baner që po mbahet nga përfaqësues të SBASHK’ut.

“SBASHK është zëri ynë, dëgjojeni”,

“Mos na mohoni kontributin e viteve të nëntëdhjeta”, thuhet në disa prej pankartave që po mbajnë protestuesit.