Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Demhasaj: Kontratat njëburimore janë mundësi për vjedhje dhe pasurim, siç po pasurohen

 
   

Analisti Arton Demhasaj, ka kritikuar përdorimin e kontratave njëburimore nga institucionet publike, duke e cilësuar këtë praktikë si një mundësi për vjedhje dhe pasurim të paligjshëm.

Demhasaj e quajti këtë proces të tillë si një mundësi për pasurim të shpejtë, duke thënë se kjo është një praktikë që e mundëson korrupsionin dhe veprime të tjera të dyshimta.

Sipas Demhasajt, një nga arsyet kryesore për të cilën kontratat njëburimore vazhdojnë të përdoren është dështimi në planifikimin e duhur të prokurimeve publike nga ana e institucioneve të Kosovës, përfshirë ministritë, komunat dhe ndërmarrjet publike.

“Kjo është edhe një prej arsyeve që ministritë, komunat apo edhe ndërmarrjet publike nuk e bëjnë planifikimin e duhur të prokurorimit publik. Dhe tani dështojnë në shumë procese dhe iu mbesin paratë. Dhe qysh me i shpenzu paratë, ulen dhe negociojnë me kompanitë.  Kjo është një prej arsyeve. Po arsyeja madhore është vjedhja, hajnia për shkak se është mundësia më e mirë për me vjedh dhe u pasuru, qysh po pasurohen”.

“Dhe një element, në botën demokratike, pjesë e kontratave njëburimore apo të negociuar bëhet në shëndetësi, kur duhet me ble produkte medicinale që kanë një cilësi të caktuar dhe një licencë të caktuar. Dhe t’i dëshiron me pas një cilësi të caktuar dhe e negocion me një kompani të madhe… ose eventualisht përdorët në ushtri, për shkak se nuk i publikon thirrjet, ofertat për shkak të shumë sekreteve. Këto janë në botën normale”, ka thënë Demhasaj.