Një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi trekatëshe në Hagë të Holandës, ku si pasojë janë lënduar katër persona, raporton Reuters.
Departamenti Lokal i Zjarrfikësve ka thënë se ndërtesa është shembur pjesërisht dhe është përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 6:15 të mëngjesit një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht dhe shpërtheu një zjarr”, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Hagës.
“Katër viktima janë dërguar deri tash në spital”.
Deri tani nuk dihet shkaku për shpërthimin në fjalë. Kryeministri i Holandës, Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale.