Sot mbushen dhjetë vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.
Në fillim të seancës plenare, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.
Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime u miratua Qeveria e re e Kosovës, ndërsa, në mesditë është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.
Votimi i qeverisë ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor 2014, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.
Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Më vonë, Qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare, por edhe nga PDK-ja.