Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me strukturat e sa në Kantonin e Juras.
Ajo bëri të ditur se ky takim kishte për qëllim aktivizimin e mërgatës kosovare.
Partia Demokratike e Kosovës mbajti një takim të suksesshëm mobilizues me strukturat e Partisë në Kantonin e Jura, ku u diskutuan strategjitë dhe aktivitetet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ky takim kishte si qëllim aktivizimin e mërgatës kosovare dhe angazhimin e komunitetit për të kontribuar në një pjesëmarrje masive në zgjedhje”.
“PDK është e angazhuar për një fushatë të fuqishme, duke përforcuar lidhjet me qytetarët dhe duke mobilizuar gjithsecilin për të garantuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka shkruar ajo.