Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grubi në listën e zezë të ShBA-së, Kulla: Shpresoj që ai të marrë një moment reflektimi

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi të futet në listë të zezë.

Kulla, ka thënë se shpreson që n Grubi të marrë një moment reflektimi dhe të kuptoj edhe dëmet që i ka bërë partisë së tij.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Me sa duket ka dal jashtë kontrollit sa ka qenë numërimi në ekzekutiv, se ndryshe nuk do të shpjegohej kjo gjë dhe ka dëmtuar partinë e tij politike. Në planin personal i uroj shumë fat atij dhe familjes së tij. Në planin politik dhe juridik shpresoj që ai të marrë një moment reflektimi dhe të kuptoj edhe dëmet që i ka bërë partisë së vet, pasi nuk po futet Artan Grubi në listën e zezë, por ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët ishin më të rëndësishmit”, ka thënë Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1.

Në listën e re të publikuar nga SHBA, është edhe Enver Bexheti, gjyqtar për Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në bazë të OE 14033. Si pjesë e këtij veprimi, janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftim.

Grubi ka reaguar pas këtij vendimi ku ka shprehur gatishmërinë për të zbardhur plotësisht këtë çështje.