Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diplomati kroat: BE e ka dhënë mesazhin, nuk do tolerojë destabilizimin e Kosovës

 
   

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë në një intervistë ekskluzive në Euronews Albania, me gazetaren Esmeralda Mulaj.

Ai tha se BE e ka dhënë mesazhin e qartë se nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë destabilizimin e Kosovës dhe tha se janë aprovuar rekomandimet që i kërkojnë BE-së të heqë çdo masë te vendosur ndaj Kosovës.

“Ne shpërndamë deklartën e delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe ishte një  deklaratë e përbashkët me të emëruarin e parlamentit për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe ne përsëritëm solidaritetin me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbështesim autoritetet atje për një hetim gjithëpërfshirës për këtë sulm terrorist dhe për dërgimin e personave përgjegjës para drejtësisë. Është shumë ë rëndësishme të dërgojmë një mesazh solidariteti por edhe nje mesazh të qartë se BE nuk do të lejojë në asnjë mënyrë destabilizimin e Kosovës”.

Davor Ivo Stier foli dhe për sulmin në Banjskë ku  tha se autoriteteve serbe u është bërë e qartë se duhet të mbajnë përgjegjës personat e konsideruar si përgatitës pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po për të gjithë sigurinë e rajonit te Ballkanit Perendimor.

“Ne gjithashtu po insistojmë për faktin që autoritetet serbe duhet të nxjerrin personat përgjegjës për sulmin në Banjskë para drejtësisë dhe kjo është diçka që nuk është përfunduar. Ditën e hënë ne bëmë një rekomandim të përbashkët për Parlamentin Evropian që të bëjë thirrje për autoritetet serbe që të bëjnë detyrat e shtëpisë, detyrat e tyre, të mbajnë përgjegjës personat e konsideruar si përgatitës të sulmit në Banjskë pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po për të gjithë sigurinë e rajonit te Ballkanit Perendimor. Komisioni Evropian është angazhuar për të përdorur të gjitha mjetet që ka në dizpozicion për tu siguruar që Serbia ta bëjë detyrën e saj dhe të përmbushë të gjitha detyrimet dhe kjo përfshin edhe lejimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këto janë të gjitha pjesë e përpjekjeve të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Davor Ivo Stier.

Ai foli dhe për masat e vendosura nga BE ndaj Kosovës ku tha se ka një rekomandim për heqjen e tyre.

“Parlamenti Evropian ka qenë i qartë që në fillim, nuk mund të kemi një qasje jo të balancuar kundrejt Serbisë dhe Kosovës, nuk duhen masa të tilla ndaj Kosovës që nuk janë ndërmarrë as ndaj Serbisë pavarësisht sulmit në Banjskë. Rekomandimet që ne aprovuan kërkojnë serish që Bashkimi Evropian të heqë menjëherë çdo masë të vendosur ndaj Kosovës sepse ne duam të kemi një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj të dyja vendeve pasi ndryshe nuk mund të këtë një normalizim të marrëdhënieve mes tyre. Tani u takon vendeve anëtare që ta miratojnë këtë dispozitë dhe besoj se shumica e anëtarëve të parlamentit Evropian janë pro kësaj nisme” e mbylli fjalën e tij Davor Ivo Stier.