Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komandanti i FSK-së, pjesëmarrës në Ndërrimin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë

 
   

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Komandantit të Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM), Gjeneral Christopher G. Cavoli, qëndroi për vizitë zyrtare në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF) në Wiesbaden, Gjermani.

Jashari me këtë rast mori pjesë në ceremoninë e pranim/dorëzimit të detyrës së Komandantit të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl A. Williams, i cili ia dorëzoi  detyrën Gjeneralit Christopher T. Donahue.

Gjeneral i FSK-së falënderoi Gjeneralin Williams për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe zhvillimin e saj. Të dy gjeneralët u pajtuan që “marrëdhëniet bilaterale ushtarake mes Kosovës dhe ShBA-së janë çdoherë e më të forta”.

Jashari gjithashtu pati një takim njoftues me Gjeneral Donahue dhe e uroi atë për marrjen e detyrës si Komandant i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneralët u pajtuan që bashkëpunimi bilateral të vazhdojë tutje përmes stërvitjeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta bilaterale.

“Bashkëpunimi ushtarak dhe rritja e ndëveprueshmërisë mes FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane për Evropë mbetet prioritet i komandantit të FSK-së në linjë me zhvillimin dhe modernizimin e Forcës”, u tha në njoftimin e FSK-së