Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ftesa e Prokorurisë Speciale ndaj Kurtit, Bislimi: Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon në janar

 
   

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për ftesën që i bëri Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka ironizuar me prokurorin që e kanë nisur ftesën ndaj Kurtit.

“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon ne janar”, ka thënë Bislimi.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për ftesën e Kurtit tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”.