Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Shormaz kërkon dorëheqjen e Vuçiq pas tragjedisë në Novi Sad

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë Dragan Shormaz ka kërkuar sot dorëheqjen e Aleksandar Vuçiq pas vdekjes tragjike të 15 personave nga shembja e strehës së betonit të stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor.

“E vetmja gjë që ka rëndësi, Aleksandar Vuçiq ajo që mund të thotë sonte është se po jep dorëheqjen, sepse është fajtor për vdekjen e 15 personave në Novi Sad, se të njëjtën gjë pret nga qeveria dhe se i rekomandon Kuvendit të zgjedhë një qeveri kalimtare në marrëveshje me BE-në që do të përgatiste Republikën e Serbisë për zgjedhje të ndershme në vitin 2025”, ka shkruar Shormaz në X.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Komente e tij vijnë në mesin e protestës së mijëra studentëve dhe aktivistëve sonte rreth Presidencës në Beograd, për të shprehur pakënaqësinë e tyre gjatë fjalimit të Vuçiq. Protesta përfundoi pak pas orës 20:00 dhe studentët ftuan të gjithë qytetarët t’i bashkohen nesër në orën 19:30.

Duke mbajtur indekse dhe pankarta, ata fishkëllenin, thërrasin “duart e përgjakur”, por gjithashtu bëjnë thirrje për arrestimin e përgjegjësve për rënien e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

“Nuk do të kishte ky gjak nëse gjithçka do të ishte sipas ligjit”, “Batina u largua nga komuna”, “Do ta zgjidhim edhe këtë sistem”, “Po ta shkurtoni arsimin – çfarë do të mbetet”, “Studentët nuk paguhen”, “Graviteti nuk është fajtor”, “Nuk ka shkencë derisa duart të përgjaken”, “Studentët në bllokadë, punëtorët në grevë” – ishin disa nga pankartat e studentëve në Beograd.

Vuçiq në fjalimin e tij televiziv tha se “i vlerëson të gjithë ata që po protestojnë sonte, por se me këtë tubim kanë treguar se protestat janë politike.”/kp