Sot (e enjte) është lansuar Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve “Kosova Digjitale”, i organizuar në partneritet me Bankën Botërore. Ky projekt shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital. Me këtë rast u tha se projekti rrit mundësinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti projektin “Kosova Digjitale” e ka konsideruar si një nismë ambicioze që mëshiron ambicien e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike.
Kurti u shpreh se përmes këtij projekti synohet një administratë transparente dhe llogaridhënëse me në qendër qytetarin.
Kurti: Synojmë administratë publike transparente dhe llogaridhënëse
“Kjo nismë me buxhet 18.5 milionë eurosh synon jo vetëm t’i jap shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu edhe të ridefinoj qasjen e administratës publike ndaj ofrimit të shërbimeve. Ndërlidhet drejpëtdrejtë me strategjinë tonë të E-qeverisjes 2023-2027…Në thelbin e projektit ‘Kosova Dijgitale’ qëndron një parim i thjesht fundamental administrata publike ekziston për tu shërbyer qytetarëve. Strategjia jonë synon që përmes digjitalizimit të ndërtojmë një administratë publike e cila është transparente dhe llogardhiënsëe në punës e saj dhe efikase dhe gjithpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve si dhe katalizator për rritje të qëndrueshme ekonomike”, thotë Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se projekti “Kosova Digjitale” është pikë kthese për rrugëtimin e Kosovës drejtë transformimit digjital.
Sveçla thotë se projekti nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja, por krijon një qeveri që është efikase dhe transparente.
Sveccla: Projekti krijon qeveri të thjesht dhe efikase
“Shënon një pikë kthese në rrugëtimit tonë drejtë transformimit digjital duke hapur rrugë për një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët, thjeshton proceset qeveritare dhe krijon baza për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë… Nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja , por është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një qeveri që është e thjesht, efikase dhe transparente. Kjo nënkupton vënien e qytetarit në qendër të procesit transformues duke siguruar që mjetet dhe shërbimet digjitale të jenë të dizajnuar për plotësuar nevojat e tij dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Rruga jonë drejt transformimit digjital gjithsesi k a qenë me plotë sfida”, u shpreh ministri Sveçla.
Massimiliano Paolucci, menaxher për Kosovë dhe Maqedoni Veriore nga Banka Botërore tha se projekti reflekton ambicien për reduktimin e pengesave gajtë marrjes së shërbimeve publike dhe rrit besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.
Paolucci: Projekti hedh themelet për rritjen e sektorit privat
“Ky projekt reflekton ambicien e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Bankës Botërore për të forcuar qeverisjen, për të reduktuar pengesat gjatë marrjes së shërbimeve dhe për të rritur besimin mes qytetarëve dhe institucioneve. Projekti është i harmonizuar në tërësi me strategjinë e Bankës Botërore për Kosovën që e quajmë ‘Korniza e partneritetit’ vitin që shkoi dhe jemi duke e implementuar së bashku. Ky projekt mbështet eficiencë dhe cilësi më të madhe të shërbimeve publike dhe do të jetë motor i transformimit të qeverisjes, duke shfrytëzuar zgjidhjet digjitale etj. Projekti ofron më shumë se kaq, parasheh krijimin e vendeve të punës formale dhe krijimin e mundësive për zhvillim. Hedh themelet për rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës atje”, ka thënë ai.
Projekti “Kosova Digjitale” financohet nga Banka Botërore dhe është mbështetur nga ambasada e Japonisë në Kosovë.